I shpallën të atin “të vdekur”, reagon ashpër këngëtari: Do të ndiqen penalisht

Ditët e fundit nëpër rrjete sociale qarkulluan lajme jo të vërteta  për vdekjen e këngëtarit të njohur Nysret Muqiqi.

Këngëtari i cili është shëndosh e mirë, duket se në familjen e tij ka pranuar mesazhe të shumta nga njerëzit, të cilët janë interesuar dhe kanë pyetur për gjendjen e tij.

Së fundmi ka qenë djali  i tij, këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi, i cili ka bërë një reagim të ashpër në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet një instastory Albatriti  ka thënë se personat që e kanë bërë këtë do të ndiqen penalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”-ka shkruar Albatrit Muqiqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?