I thonë se është plakur, Bebe Rexha ka një mesazh (Foto)

Bebe Rexha vazhdon luftën e saj kundër paragjykimeve pavend që bëjnë njerëzit dhe fotoja e radhës është kjo. Këngëtarja shqiptare ka dalë gjithmonë hapur në mbrojtje të të drejtave të grave dhe vajzave, e këtë gjë përpiqet ta shprehë në çdo postim të saj në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka treguar se dikush nga producentët e muzikës i ka kërkuar të mos publikojë më foto provokuese në ‘Instagram’, sepse sipas tij është e plakur dhe nuk duket bukur.

Bebe ka vendosur që t’i përgjigjet personit në fjalë publikisht me një foto me të brendshme. Përveç fotos ajo ka lënë dhe një mesazh të fortë.

“Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha dhe se imazhi im është shumë konfuz. Sepse… unë jam një kantautore dhe postoj foto provokuese në ‘Instagram-in’ tim dhe se kantautoret femra nuk duhet ta bëjnë këtë gjë, sidomos ato të moshës sime. Unë jam 29. Jam e ngopur me të jetuarit brenda një kutie. Unë i vendos vetë rregullat e mia. Jam e lodhur nga të etiketuari e grave si ‘plaka të këqija’ kur plaken dhe djemtë të etiketohen si të bukur me kalimin e moshës. Gjithsesi, unë do të bëj 30 vjeçe në 30 gusht dhe e dini çfarë? Unë nuk do t’ja mbath prej saj. Nuk do të gënjejë për moshën time apo nuk do të këndoj këngë që e ndjej se do të shiten më shumë, sepse ato tingëllojnë si më të reja. Unë do të festoj për moshën time, sepse e dini çfarë? Jam më e zgjuar, më e fortë dhe më besoni jam një e dashur më e mirë se ç’kam qenë 10 vite më parë”, ka shkruar Bebe në postimin e saj.

SHKARKO APP