I zhgënjyer, këngëtari shumë i dashur braktis Shqipërinë
Endri dhe Stefi Prifti janë kthyer në një nga dyshet më të dashura për publikun shqiptar.
Ata me këngët e tyre kanë arritur të jenë të pranishëm në çdo gëzim familjar të shqiptarëve, mirëpo pavarësisht suksesit që kanë në tregun muzikor janë zhgënjyer nga vendi ku jetojnë.
Së fundmi Endri ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’, ku ka zbuluar më shumë të reja për veten e tij, karrierën dhe jetën private. Endri është pyetur nga gazetarja se nëse e ka menduar të largohet ndonjëherë nga Shqipëria dhe ai ka pranuar se po e mendon që të lërë vendin për SHBA-në ose Australin.
“Unë nuk gënjej asnjëherë. Por, vitet e fundit e kam menduar dhe mbase shumë seriozisht.
Pse? Luftova dhe punova shumë në këtë vend, u vlerësova dhe u pagova shumë te ky vend, u bëra protagonist shumë herë i shumë debateve, që vetëm ne i kemi kundërshtuar fort kundër shumë klaneve të fuqishme, apo vetë shtetit.
Për mua ,është vetëm e mira e këtij populli, që nuk di se kush ta gënjejë më parë, se kush ta vjedhë më parë, se kush ta shtypë me parë e vetë eksperimenti nuk di se ku do dalë në këtë vend.
Çdo ditë, çdo ditë, gënjeshtarët në televizione e marrosën fare këtë popull. Më duket sikur i kanë injeksuar gjilpërë në tru, prandaj dhe unë kam menduar për t’u larguar në një vend me të vërtetë e të sinqertë, por duke mos harruar, shkruar dhe kënduar për vendin tim.
Dhe nëse largohem në një të ardhme jo shumë të largët, mos të trembet asnjë nga fansat tanë, sepse ju premtoj që do të vijmë dy herë në vit, do t’i biem rreth e përqark gjithë vendit tonë, duke qenë pranë gjithë jetën me ju.”, -ka përfunduar Endri.
KOHA JONË SONDAZH

