Ia dogjën statujën prej druri, në vendlindjen e Melania Trumpit vendoset statuja e re prej bronzi

Në qytezën ku u rrit Melania Trump në Slloveni, tani është vendosur një statujë e re e saj, e zëvendësuar me statujën e parë nga druri e cila u dogj vitin e kaluar, nga një person i paidentifikuar.

Statuja e parë e bërë prej druri u zbulua në korrik të vitit 2019, dhe përshkruante figurën e Melania Trumpit, 50 vjeçe, e veshur me një fustan ngjyrë blu, i ngjashëm me atë që ajo veshi në inaugurimin e Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2017, shkruan Revista People.

Disa e përshkruan bustin origjinal si të turpshëm, duke thënë se ai nuk i ngjante aspak zonjës Trump, por edhe varianti i bronztë, 2.8 metra i gjatë paraqitet me tipare të egra dhe me një fytyrë që nuk duket si ajo e Melanias.

Ajo përfshin një pllakë ku lexohet: “Statuja i kushtohet kujtimit të përjetshëm të monumentit të Melanias, që ishte dikur në këtë vend”.

“E kemi vendosur statujën për të kujtuar origjinalin, ky është kuptimi. E realizuam në bronz në mënyrë që të mos digjet dhe shkatërrohet”, tha kuratori Marko Vivoda.

Melania Trump lindi në Novo Mesto në vitin 1970, por u rrit në qytezën e Svenicës, kur Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë.

SHKARKO APP