Ia fshijnë këngën nga kanali i “RTSH-së në “Youtube”, Elvana merr këtë vendim të rëndësishëm

Para disa ditësh të gjitha këngët e “Festivalit të këngës” u fshinë nga “Youtube” dhe “RTSH” e cilësoi këtë si një gabim teknik.

Një nga këto këngë ka qenë edhe e Elvanës “Me tana” që kishte marrë më shumë se 4 milion klikime.

Elvana e ka marrë situatën në dorë dhe e ka postuar këtë këngë në kanalin e saj në “Youtube” dhe i njofton të gjithë ndjekësit e saj përmes një postimi në “Instastory”.
“‘Me tana’ është tani e disponueshme në kanalin tim të ‘Youtube’. Për t’ju përgjigjur gjithë pyetjeve tuaja pse videoja ime u zhduk nga kanali i ‘RTSH-së’ në ‘Youtube’, nuk e kam idenë. Kishte më shumë se 4 milionë klikime, por jam e sigurt se më shumë miliona klikime do të shtohen. Shumë dashuri”, ka shkruar këngëtarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?