Ijen apo Xhensilën? Besi e tha aq bukur se kë do shpëtonte, sa asnjërës s’ka pse t’i mbetet hatri

Këtë javë i ftuar në “Shiko kush Luan” ishte aktori i humorit Bes Kallaku, i cili edhe këtë mbrëmje u sigurua që të na bënte të qeshim me shakatë e tij.

E teksa u duk se mbrëmja po shkonte e qetë, pa ndonjë pyetje provokuese për të ftuarit, për Besin dhe Shakon nuk rezultoi kështu deri në fund, pasi u zgjodhën si përfaqësuesit e skuadrave në lojën “Ndaje ose haje”. Pyetjes se cila ishte moderatorja sportive më e aftë dhe më pak e aftë, Shako sigurisht zgjodhi të mos i përgjigjej, por të hante një nga ushqimet e shpifura.

E ndërsa kështu nuk ndodhi me Besin. Aktori i humorit iu kërkua të zgjidhte vetëm një emër mes dy dashurive të tij të mëdha: nëse do të ishte në një rast rreziku, kë do të shpëtonte Ijen apo Xhensilën? Përgjigja e tij, ishte Xhensila, por për këtë e tha në një mënyrë shumë të bukur, aq sa jemi të sigurt që Ijes së tij, nuk do t’i mbetet aspak qejfi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ija do më thoshte: shpëto Xhensilën. Unë normalisht do të bëja ça të më thoshte Ija…Ija do të kuptojë, do shpëtoja Xhensilën”, tha Besi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?