“Ika unë”, këngëtarja shqiptare thyen izolimin nga COVID-19 dhe nis fluturimin

Reperja Tayna qëndroi për një kohë të gjatë e izoluar në shtëpinë e saj në Kosovë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ajo zgjodhi që të udhëtojë drejt Zvicrës por mbetet mister arsyeja e thyerjes së karantinës.

Këtë e zbuloi me anë të postimeve në Instagram, ku publikoi një fotografi në aeroport dhe i bëri tag menaxherit Rinor Hykolli duke i thënë: “Ika unë”. Ndërsa ky i fundit nuk hezitoi ti përgjigjej publikisht duke e pyetur: “A ka kufi more a koronë për ty?”

Ndërsa reperja i përgjigjet duke i treguar se për dikë ka, e për dikë tjetër jo.

Më pas publikoi fotografi me mikeshën që po bën udhëtimin, por ende nuk dihet cila është arsyeja e këtij udhëtimi të papritur.

SHKARKO APP