Ikona Britney Spears, gjithçka që nuk dini rreth yllit amerikan

Muzika dhe stili i saj, është frymëzim edhe në ditët e sotme. Këngëtarja Britney Spears është një nga njerëzit më të famshëm në botë. Që prej këngës së parë “Baby One More Time” në 1998, ajo nuk është larguar asnjëherë nga titujt e lajmeve rozë. Mosha e saktë e Britney momentalisht është 38. Ditëlindja e saj është më 2 dhjetor 1981, dhe në fund të vitit ajo pritet të bëhet 39 vjeçe.

Spears ka jo më pak se shtatë parfume në shitje në Mbretërinë e Bashkuar por ajo ka prodhuar gjithsej 23. Aroma e saj origjinale, Curious, u publikua me kompaninë Elizabeth Arden në 2004 dhe theu fitimin e kompanisë javën e parë për një parfum.

Parfumi më i ri i Britney, Prerogative, është një aromë e veçantë e lansuar në korrik 2018. Sipas faqes amerikane ‘Wealthy Gorilla’, pasuria neto e Britney Spears është 220 milionë dollarë siç u raportua në gusht të vitit 2018.

Britney Spears nuk është beqare pasi ka të dashur! Ajo po vazhdon lidhjen me trajnerin personal, Sam Asghari, pasi u takua në setin e videoklipit të saj në nëntor 2016 për “Slumber Party”. Ajo konfirmoi marrëdhënien e tyre me një fotografi të ndarë në Instagram në janar 2017.

SHKARKO APP