“Iku Kasemi i dashur”, Rovena Dilo mesazh prekës: Jam me lot në sy, nuk më besohet ende! Zoti e pastë në krahët e tij!

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, jep një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

Teksa publikon në “Instagram” një foto me të, këngëtarja shkruan se Kasemin do ta kujtojë gjithmonë vetëm me buzëqeshje, sepse ai dinte të sillte vetëm optimizëm.

“Iku Kasemi i dashur,i mirë,i mënçur,bujar,fjalëëmbël,një mik që po e qan gjithkush që e ka njohur! Nuk më besohet ende…. Me lot ne sy jam…por Kasemin dua ta kujtoj vetëm me buzêqeshje,sepse ai dinte të sillte vetëm optimizëm dhe gëzim! Lamtumirë Kasem Hysenbelliu! Zoti të pastë në krahët e tij!”, shkruan këngëtarja Dilo.

SHKARKO APP