Iku nga Shqipëria, Big Basta flet në foltoren e Berishës: Kapa trenin e fundit
Artisti shqiptar Big Basta ka treguar arsyet pse iku nga Shqipëria për në Zelandën e Re. Gjatë foltores online u mbajt nga Sali Berisha me personalitetet shqiptare nëpër bota, ai tha se edukimi i fëmijës dhe e ardhmja e tyre ishin arsyet pse ai u largua në Zelandën e re.
“Edukimi i fëmijës, e ardhmja e tij apo dhe e jona ishte arsyeja e zgjedhjes së zelandës së re për të jetuar apo emigruar, Një tjetër arsye është se kam investuar më shumë se gjysmën e jetës sime në muzikë dhe më vjen keq se po shikoj se lufta për funksionimin e të drejtës së autorit është e humbur.
Më vjen keq se sa herë që një politikan publikon një libër me ideologji apo kujtime merr të ardhura nga e drejta e autorit, por sa herë një muzikant krijon duhet të përfitojë sa më shpejt nga çfarë i del më parë.
Kapa trenin e fundit për të investuar për të ardhmen time dhe të familjes sime prandaj kërkoj që funksionimi i të drejtës autriale apo krijimtari intelektuale të jetë në program të PD”.