Ilda Bejleri provoi fatin dhe fitoi, ja ku do t’i çojë paratë e fituara
Moderatorja e sportit, Ilda Bejleri, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Dilema Deal or no deal” në Top Channel.
Ajo zgjodhi kutinë me numër 19, pasi ?shtë data e ditëlindjes së saj dhe aty kishte 1 milionë lekë të vjetra.
Megjithatë në fund Ilda zgjodhi të pranonte ofertën, duke lënë kutinë e saj dhe një tjetër me 5 milionë lekë.
“Kjo është lojë që provon edhe karakterin e njeriut”, u shpreh Ilda.
Po ashtu ajo zbuloi se paratë e fituara do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.