Ilda Bejleri reagon ndaj Shakohoxhës: Në punë s’të marrin komentatorët

Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i “Supersportit”, ka folur për herë të parë në lidhje me largimin e moderatores Ilda Bejleri pas plot 11-vitesh.

Untitled 1

“Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga ‘DigitAlb’, por ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë”, është shprehur Shakohoxha.

Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Ilda Bejlerit, e cila ka reaguar menjëherë me një status në Instastory. “Nga puna të heqin dhe të marrin pronarët jo komentatorët e ndeshjeve”- ka shkruar moderatorja.

SHKARKO APP