Ilir Shaqiri reagon një natë pas fitores: Kurrë nuk kisha provuar një emocion të tillë!

Pas Donaldit edhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip Albania ka bërë një reagim një natë pas finales së madhe. Iliri thotë se kurrë më parë nuk kishte provuar kaq shumë emocione sa të mos gjejë dot fjalë për të shkruar një post.

“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion për të shkruajtur një post dhe ku nuk gjej dot fjalë për të përshkruar dimensionin e këtij emocioni që më dhuruat me votat tuaja.

Ju ndjej njerëz të mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojmë shumë suksese të tjera bashkë. Faleminderit nga zemra, Ju Dua”, shkruan Ilir Shaqiri.

SHKARKO APP