Incident gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 6”, lëndohet protagonisti Tom Cruise (VIDEO)
Aktori protagonist Tom Cruise ka pasur një incident gjatë xhirimeve të filmit “Mission Impossible 6”
I varur me litar nga një vinç, Cruise kërceu ndërmjet dy ndërtesave në qendër të Londrës, por u përplas me murin e godinës.
Ai u ndihmua nga pjesëtarët e tjerë të stafit. Fatmirësisht, Cruise nuk ka pësuar lëndime serioze. Menjëherë pasi Cruise u ngrit, rifilluan xhirimet për filmin e shumëpritur.