Incident pikant për aktoren e njohur në avion: Një pasagjer më pa zonën gjenitale
Një incident i sikletshëm në avion për aktoren Scarlett Johansson. Gjatë një interviste për talk show “Jimmy Kimmel Live!”, i transmetuar në televizioni ‘Abc’, aktorja tregoi çfarë i ka ndodhur.
Ajo kishte lënë aksidentalisht hapur derën e banjës, ndërsa një pasagjer hyri brenda teksa ajo kishte zbuluar pjesën intime.
“Kur hyri, unë po mundohesha të merrja letër higjienike dhe pa praktikisht të gjithë zonën time gjenitale”, deklaroi aktorja, shkruan noa.al.
Më tej tha se gjithçka ndodhi, pak para se avioni të ulej dhe se derën e kishte lënë hapur, duke pandehur se e kishte mbyll me çelës.
Scarlett shtoi më tej se pasagjeri pas e njohu klithi “Uh…oh!” Ndërsa aktorja i bërtiti “Mbylle atë m… dere”.
KOHA JONË SONDAZH

