Incidenti me Redon Makashin, Adi Krasta sqaron çfarë ndodhi natën e parë të festivalit të RTSH-së
Këngëtari i njohur Redon Makashi është gjendur në një situatë mjaft të sikletshme në natën e parë të festivalit të RTSH-së.
Sapo nisi të këndojë muzika u ndalua papritur, por ai e mori me sportivitet këtë ngjarje dhe i kërkoi publikut ta duartrokasë.
I ngjitur në skenë moderatori i festivalit Adi Krasta la të nënkuptohej se ishte gabimi i orkestrës. Por gjithçka u sqarua në natën e dytë të festivalit.
Krasta u shpreh se ishte një gabim në audion e jashtme të televizionet që shkaktoi problemin në skenë dhe jo orkestra.
“Ka qenë një gabim në audion e jashtme të televizionit, jo i orkestrës. Orkestra e TVSH-së nuk mund të gabojë,”-tha ai.