Infektohet me Covid-19 “Sadna”, aktorja që përloti shqiptarët

Aktorja e njohur indiane, Sara Khan, e njohur për rolin e famshëm të Sadnës te “Bidai”, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja përmes një postimi në Instagram. Ajo tregon gjithashtu se ka nisur periudhën e izolimit në shtëpi.

Siç edhe thotë aktorja, gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Sara shkruan:

Fatkeqësisht, sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt.
Kujtojmë se seriali në të cilin luajti Sara Khan u ndoq nga shumë shqiptarë.

SHKARKO APP