Irina Shayk feston së bashku me ish-partnerin Bradley Cooper

Ka kaluar gati një vit nga nata e çmimeve Oscar 2019, ku Bradley Cooper dhe Lady Gaga, kënduan hitin Shallow, duke bërë tu rrahin zemrat miliona njerëzve, përveç Irina Shayk. Teksa e gjithë bota emocionohej duke parë çiftin së bashku që shkëmbenin shikime mes tyre, top modelja ruse shikonte e ngrirë nga spektatorët.

‘Ju bëmë të shihni atë që duhet të shihnit’, kishte deklaruar në atë kohë Lady Gaga, duke mohuar në një farë mënyrë zërat për një flirt mes tyre. Është fakt që në qershorin e shkuar Bradley Cooper dhe Irina Shayk u ndanë. Që atëherë të dy janë fotografuar shpesh herë nga paparacët, por gjithmonë të ndarë, ose të ngrysur pranë njëri-tjetrit, teksa shëtisnin vajzën e tyre Lea De Seine në New York. Të dy kanë vazhduar punët e tyre, Cooper me projektet e tij si regjisor, ndërsa Shayk, duke u prezantuar në shumë sete fotografike të nxehta për revistat dhe fushatat publicitare.

Irina Shayk se ka fshehur kurrë trupin e saj perfekt por që prej ndarjes nga Bradley Cooper, rusja duket se ka filluar t’i pëlqejë shumë të zhvishet. Dukej sikur me këtë dërgonte mesazhe, për të bërë të kuptohej se çfarë ai kishte humbur. Strategjia ndoshta ka funksionuar dhe të dy janë parë së bashku në një festë.

Në party e organizuar në Londër nga Tiffany& Co x British Cooper me rastin e Bafta 2020, Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë pozuar edhe në një foto së bashku. Ai i qeshur ajo me një shikim sensual. Në event Irina Shayk është shfaqur akoma edhe një herë me një nude look. Top modelja ishte e mrekullueshme me një fustan të gjatë rrjete me kristale, Burberry, një body ngjyrë mishi ku i dukeshin këmbët zbuluar.
Ajo që ka plotësuar veshjen e Shayk ka qenë një varëse dhe vathë shumë të mëdha diamanti. Nëse 12 muaj më parë publiku bënte gjoja tifo për Gaga-Cooper, tani të gjithë shpresojnë një rikthim mes Bradley dhe Irinas.

SHKARKO APP