Irina Shayk flet pas ndarjes nga Bradley Cooper: Ka ditë që zgjohem dhe jam copë, nuk di ç’të bëj

‘Ka ditë që zgjohem dhe jam copash dhe nuk di çfarë të bëj’. Irina Shayk thyen heshtjen dhe 7 muaj nga ndarja e zhurmshme me aktorin Bradley Cooper, për herë të parë topmodelja ruse 34 vjeç, jep një intervistë për revistën Vogue British dhe tregon jetën e saj të re, si një nënë beqare.

“Nuk është e lehtë të flasësh për një histori kaq të rëndësishme”. Irina pavarësisht momenteve të dobësive që kalon nuk e mohon marrëdhënien e saj me Bradley, me të cilin ka qenë e lidhur për 4 vjet e gjysmë. ‘Ajo që do na bashkojë përgjithmonë,- thotë Irina,- do të jetë vajza jonë që është 2 vjeç.

Dukeshin si një çift i përkryer por në qershor ndodhi ndarja mes tyre, pas shumë thashethemeve, për një lidhje mes Lady Gaga dhe aktorit. Thashethemet i turbulluan akoma më shumë në skenën e çmimeve Oscar dhe interpretimit shumë përfshirës mes tyre. ‘Dy njerëz fantastik nuk mund të jenë domosdoshmërisht një çift perfekt’, shton Irina.
Tani modelja po përpiqet të ndajë më së miri rolin e saj prej mami dhe atë modeleje. ‘E vetme nuk është fare e lehtë’ ka thënë Shayk.

SHKARKO APP