Irina Shayk flet për raportin me Bradley Cooper

Supermodelja e famshme Irina Shayk ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Elle”. 35-vjeçarja ka treguar se ajo dhe ish-partneri i saj, Bradley Cooper, gëzojnë një raport mjaft të mirë për hirt të vajzës së tyre. Irina ka thënë se ata e kanë bërë vajzën e tyre 3-vjeçare, Lea, përparësinë e tyre pas ndarjes.

“Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prindërim“, tha modelja.

Shayk u shpreh se nuk i kushton vëmendje asaj që thotë shtypi për marrëdhënien e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket mua dhe është private. Është vetëm një pjesë e vetvetes sime të brendshme që nuk dua ta jap. Nëse ata duan të shkruajnë artikuj (për mua), ata po bëjnë punën e tyre. Unë jam përqendruar në jetën time dhe miqtë e mi. Pjesa tjetër është thjesht zhurmë”, shpjegoi Irina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime pranë “Entertainment Tonight” kanë treguar se Shayk dhe Cooper kanë një “marrëdhënie shumë miqësore dhe punojnë si “ekip” për vajzën e tyre”.

“Rutina dhe orari i tyre për bashkë-prindërim po shkon normalisht dhe ata kanë respekt për njëri-tjetrin. Prioriteti i parë i Bradley është Lea dhe Irina është gjithashtu një mami praktike. Ata të dy duan atë që është më e mira për Lea, kështu që është e lehtë për ta që të jenë një ekip në atë drejtim”, tregoi burimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?