Irina Shayk kapet mat duke dalë nga hoteli me një burrë misterioz
Irina Shayk duket se e ka lënë pas historinë me Bradley Cooper pasi është fotografuar duke dalë nga hoteli Mercer në NYC së bashku me një burrë misterioz të mërkurën.
Megjithëse ishte natë, supermodelja kishte vendosur syze dielli për të mos u vënë re, por më kot.
33-vjeçarja nuk kishte sesi t’i shpëtonte syrit të paparacëve edhe pse ishte veshur casual me xhinse.
Modelja ka 5 muaj që është ndarë nga aktori Bradley Cooper. Që atëherë nuk ishte fotografuar asnjëherë me ndonjë mashkull, për të cilin mund të lindnin dyshime.
Irina është fokusuar tek e bija e saj dhe gëzon kujdestari të përbashkët juridike dhe fizike të Lea De Seine Shayk Cooper me ish-partnerin.