Irritohen fansat e Kylie: Na ke mashtruar

Fansat e Kylie Jenner kanë ngelur të zhgënjyer që blogerja dhe biznesmenia e famshme nuk u shfaq në kartolinat 25 ditore që Kim ka publikuar në instagramin e saj. Shumë nga fansat e saj më të zjarrtë kanë ndjerë nevojën për t’i kërkuar llogari sa i përket zhdukjes së saj nga ekrani dhe rrjetet sociale, si edhe për mungesën në këtë set festiv fotografik. Ata kanë shkruar në Twitter se ndihen të mashtruar duke i kërkuar me ngulm 20-vjeçares që t’u japë një shpjegim se pse po fshihet nga media dhe nuk po pohon apo mohon shtatzëninë e saj. “Nuk pritëm 25 ditë nga postimet e Kim për të mos parë gjëkundi Kylie-n. Ajo duhet të ishte pjesë e fotove të kartolinës si një simbol i pranimit të shtatzanisë”, ka shkruar një fans i irrutuar ndërsa shumë të tjerë edhe e kanë ofenduar.

SHKARKO APP