Ish-eksperti ekonomik i PD pro Veliajt: Bravo që nuk e le Dua Lipën me ra në tokë tjetër

Festivali ikonik i Prishtinës “Sunny Hill”, këtë vit do të mbahet për herë të parë në Tiranë. Kryeqyteti do të mirëpresë këtë festival të rëndësishëm, duke sjellë disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore të cilët do të performojnë.

Mirëpo, ky vendim nuk është pritur mirë nga një pjesë e politikës dhe ka krijuar shumë debat në të dy vendet dhe ka patur shumë reagime.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dritan Shano. Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se Dua Lipa, e vetme është e barabartë me 47 ministri të Jashtme kosovare dhe shqiptare dhe sipas tij, nuk duhet të liheshe që ky festival të bëhej në vend tjetër, përveç Shqipërisë, nëse nuk bëhej në Kosovë. Për këtë gjë, Shano i thotë “bravo” kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Dua Lipa ka një muzikë që nuk më kand. Por Dua është një vajzë shqiptare që e njohin edhe pinguinët në Antarktidë e vetme është = me 47 ministri të jashtme kosovare dhe shqiptare Dua Lipa s’duhet lënë të bjerë në tokë dikund tjetër Lali Eri bravo që s’e le me ra në tokë tjetër!”,-shkruan Shano.

SHKARKO APP