Ish-modelja e Playboy: Kam patur marrëdhënie dashurie me Trump
Karen McDougal, ish-modele e revistës për meshkuj, Playboy, e cila thotë se ka pasur një lidhje dashurie me Donald Trumpin më 2006, e ka zbuluar një kompliment jashtëzakonisht të çuditshëm që e ka marrë nga njeriu që do të bëhej vite më vonë president i vendit.
Trump, që sipas modeles e ka tradhtuar me të gruan e tij, Melania Trump, e ka krahasuar bukuroshen me njërën prej vajzave të tij, Ivanka Trump.
“Ai është shumë krenar me Ivankën, dhe s’ka pse të mos jetë. Ajo është një grua e mrekullueshme. Është e bukur. Është vajza e tij, dhe duhet të jetë krenar me të”, ka thënë McDougal për Anderson Cooperin e CNN’it, në një intervistë të transmetuar pak ditë më parë.
“Ai më tha se isha e bukur si ajo, dhe, ‘je vajzë e mençur’”, është shprehur ajo.

“Dhe, nuk pati shumë krahasime, por prapë pati disa, po. Dëgjova shumë për të”, ka treguar ish-modelja.
Megjithatë, McDougal ka thënë se nuk e ka konsideruar krahasimin të çuditshëm – ndonëse vetë ka bërë një krahasim të tillë.
“E di se njerëzit mendojnë se është e çuditshme. Por, a mendoj unë se është e çuditshme që një baba e do vajzën e tij aq shumë, saqë e lavdëron shumë? Jo. Edhe unë e lëvdoj qenin tim aq shumë”, është shprehur ajo.
KOHA JONË SONDAZH

