Ish-velina e uron Ermalin për ditëlindje, por fshin postimin (Foto)
Edhe pse ajo tashmë është larguar nga emisioni “Xing me Ermalin”, Rashel Kolaneci tregoi se gjerat mes saj dhe moderatorit Ermal Mamaqi vijojnë të jenë mirë dhe se dyshja e ruajnë shoqërinë mes tyre.
Në ditën e lindjes së moderatorit, një urim special ka ardhur nga ish-velina e emisionit të tij Rashel Kolaneci.
Ajo i ka bërë një dedikim mjaft simpatik komedianit ku përveç një foto gazmore të tij ka shkruar”
“Miku im i mire Ermali beson ne ligjin e tërheqjes, pra ai thotë përherë se universi i dëgjon dëshirat tona. Dhe po, Ermali me tërheq me fuqinë e tij te pamatë qesharake Ermalin e kam dhe e dua si mik se me bën përherë te qesh!
Nëse universi i dëgjon dëshirat tona, atëherë miku im u befte 1000! p.s prapaskenat e reklamave dhe kohërave me te bukura”, përfundon Rasheli në rrjete sociale.
Pasi e uroi dhe mori përgjigje nga Ermali, Rasheli e ka fshirë foton nga Instagrami i saj.
Çfarë të ketë ndodhur vallë mos ndoshta bukuroshes i është mbushur mendja se e ka ekzagjeruar paksa, apo thjesht të jetë një veprim që sipas Rashelit duhej bërë?