Ish-Zonja e Parë e Francës publikon foto nudo: Kujtim nga miku i saj…

Jeanloup Sieff ishte fotograf francez, por që u rrit nga prindërit polakë. Ai është i famshëm për portretet e politikanëve, artistëve të famshëm, peizazheve, si dhe natyrës së qetë. Punimet përmbanin kryesisht ngjyrën e zezë dhe të bardhë, e cila mund të shihet tek modelet me famë botërore. Disa imazhe të tilla i ka realizuar edhe me modelen dhe këngëtaren italiane, ish-Zonjën e parë të Francës, Carla Bruni-Sarkozy. Kjo e fundit e ka kujtuar të ndjerin në ditëlindjen e 84-t përmes një mesazhi të shoqëruar me një imazh nudo. Ish-Zonja e Parë i ka kushtuar këtë mesazh: “Sot, ne festojmë jetën dhe trashëgiminë e një fotografi të mrekullueshëm, i cili ka realizuar konceptet e tij me ndjeshmëri dhe liri të plotë. Lakuriqësia kurrë nuk është kapur në mënyrë kaq poetike sa i ka përngjarë realitetit. Urime për ditëlindjen, Jeanloup Sieff”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Sarkozy. 49-vjeçarja muaj më parë i është rikthyer modës, duke sfiluar për Donatella Versacen në Milano.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?