Ish-zonja e parë Melania Trump, viktimë e kolapsit të kriptomonedhës

Ish-zonja e parë Melania Trump është një nga viktimat e rënies së kriptomonedhës. Ajo nxori në ankand kapelën e bardhë që mbante kur priti presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me dy artikuj të tjerë, por ofertat u pranuan vetëm në një monedhë digjitale të quajtur SOL.

Kur filloi ankandi ekuivalenti fillestar ishte rreth 250,000 dollarë, por për shkak të luhatjeve të kriptomonedhës në mbylljen e ofertave këtë mëngjes, më e larta ishte rreth 170,000 dollarë.

Sipas faqes së internetit të ankandit, “një pjesë e të ardhurave ka për qëllim t’u sigurojë fëmijëve në kujdestari akses në programet arsimore të fokusuara në informatikë dhe teknologji”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?