“Isha thjesht një vajzë shqiptare që erdha në Amerikë me asgjë, përveç rrobave në trup”, Ava Max jep mesazhin motivues për fansat

Sot ajo është një prej këngëtareve të reja më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Me disa këngë hit e çmime të fituara në konkurse prestigjioze të muzikës nëpër botë, Ava Max është shndërruar pa dyshim në senzacionin e momentit.

Edhe përmes fotografisë së fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, 25-vjeçarja vendosi t’i motivojë fansat e saj duke kujtuar momentin kur për herë të parë shkoi në Amerikë, dhe ishte me asgjë me vete por rrobave në trup.

“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka”, ka shkruar artistja me prejardhje shqiptare, në mbishkrimin e një fotografie të realizuar në Tajvan.

SHKARKO APP