Ishte shtatzënë, ndërron papritur jetë ylli i rrjeteve sociale
Ylli i mediave sociale Nicole Thea ka ndërruar jetë, ndërsa ishte edhe shtatzënë. Lajmi është bërë i ditur në një postim në faqen e saj në Instagram.
Një deklaratë nga nëna e saj thoshte se 24-vjeçarja, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, e kishte quajtur fëmijën partnerin e saj Boga, Reign.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.
Blogerja e cila jetonte në Londër, i kishte mbajtur fansat e azhurnuar në shtatzëninë e saj, duke postuar rregullisht video në kanalin e saj në YouTube dhe faqen në Instagram.
Disa video që Nicole i kishte filmuar para vdekjes së saj do të publikohen në kanalin e saj në YouTube, konfirmoi deklarata.
https://www.instagram.com/p/CCjJYehjPiq/