Itali, lideri i “Lëvizjes 5 Yjet” kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në qershor
Lideri i “Lëvizjes 5 Yjet”, Luigi di Maio, thotë se Italia duhet t’i përsërisë zgjedhjet.
Kreu i partisë që u rendit e para në zgjedhjet e 4 marsit është shprehur në një intervistë për “Il Fatto Quotidiano” se zgjedhjet duhen mbajtur në 24 qershor.
Presidenti Serio Mattarella ka thirrur një raund të ri konsultimesh me krerët e partive.
Takimi i 7 majit do të jetë një përpjekje për t’i dhënë fund periudhës 9-javore të përpjekjeeve për arritjen e një marrëveshjeje.
I pyetur nëse është i nevojshëm ndryshimi i kodit zgjedhor para mbajtjes së zgjedhjeve, Di Maio është përgjigjur se “nuk mund të bëhet, palët politike do të çonin dëm vite të tëra duke debatuar për të”.
KOHA JONË SONDAZH

