Iu bllokua frymëmarrja, reperi i njohur i shpëton ‘vdekjes’
Reperi i njohur nga Amerika, Rick Ross është kthyer në shtëpi pasi u shtrua në spital javën e kaluar pasi kishte bllokim të frymëmarrjes.
Mediat e huaja kanë raportuar se 42-vjecari po kujdeset në shtëpi pasi ka dali nga spitali herët në mëngjes.
Ai kaloi katër ditë atje pasi u rrëzua në shtëpinë e tij në Davie, Florida dhe telefonoi 911 për të thënë që është në ankth dhe kishte frymëmarrje të pakontrollueshme.
Reperi kishte bllokim dhe janë munduar ta zgjojnë me anë të teknikave CPR, me një frymëmarrje artificiale gojë më gojë.
Sipas TMZ, ai po trajtohej në njësinë kardiake të spitalit dhe dyshohej se pësoi sulm në zemër që ndikoi menjëherë në frymëmarrje.