Ivana Trump dhe Mech bashkë për të dobësuar Amerikën

Ivana Trump dhe eksperti i nutricionit Gianluca Mech, i konsideruar si një ‘guru’ në Shtetet e Bashkuara dhe ideator i dietës ‘Tisanoreica’, kanë bërë të ditur projektin e përbashkët për të luftuar problemin e obezitetit në SHBA.

“Italiano Diet” u prezantua gjatë konferencës së tyre si një program dietik të ri shumë efikas për kë dëshiron të rikthehet në formë të mirë trupore dhe të kujdeset për shëndetin e vet.

Bëhet fjalë për një program dobësimi plotësues i cili përdor si ushqime të rutinës së përditshme, ushqimet me bazë të ulët glicemie dhe karbohidrate shumë të ulëta, is psh: biskotat, makaronat dhe snack-ët, të cilat normalisht nuk mund t’i hash në një dietë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ivana Trump gjatë një prej vizitave të saj në Romë ka patur mundësi të njohë Mech dhe të zbulojë formulën e tij të dobësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tema e obezitetit është shumë e dëgjuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i amerikanëve mbi peshë nuk ka qenë kurrë kaq i lartë.

Sipas studimeve të fundit të Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetit (National Center for Health Statistics), rreth 40% të të rriturve dhe 19% e fëmijëve amerikanë janë obezë, me një rritje prej 30 % të të gjithë popullsisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?