Ivanka Trump me shami dhe këmbëzbathur në Abu Dhabi (FOTO)

Ivanka Trump ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e shtunë, ku merr pjesë në forumin dyditor të ”Global Women” në Dubai. Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është njëherësh edhe këshilltare speciale e tij, është folësja kryesore në evenimentin që zhvillohet të dielën dhe të hënën.

38-vjeçarja e ka nisur angazhimin që të shtunën në Abu Dhabi duke u takuar me sipërmarrëse femra dhe pjesëtarë të qeverisë, duke e përfshirë princin e kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan, i cili besohet të jetë udhëheqësi i Emirateve në baza ditore.

Gjatë të shtunës, Ivanka e ka vizituar xhaminë më të madhe në atë vend, ”Sheikh Zayed Grand Mosque”. Biondja e bukur (e cila është konvertuar në judaizëm ortodoks në vitin 2009 kur u martua me Jared Kushner) ka vënë shami dhe ka ecur këmbëzbathur, duke i respektuar kështu rregullat e objektit të adhurimit islam.

“Xhamia e Madhe Sheikh Zayed; një kryevepër e arkitekturës dhe planifikimit modern islam”, ka shkruar Ivanka në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.

SHKARKO APP