Izraeli në Eurovision 2024, kënga ka elementë politike në tekstin e saj dhe po përflitet përjashtimi

Kënga e Izraelit në ”Eurovision 2024” mund të përjashtohet për shkak të përmbajtjes politike të tekstit. Ky supozim u bë pas zbulimit të titullit të këngës, i cili është “October Rain”, që në shqip përkthehet si “Shiu i Tetorit”.

Transmetuesi i Eurovisionit në Izrael, KAN, menjëherë mblodhi një këshill për të diskutuar diskualifikimin e mundshëm. Gazeta thotë se u vendos që nëse kënga diskualifikohet për shkak të përmbajtjes së saj politike, Izraeli do të tërhiqet nga Eurovisioni në vend që të ndryshojë fjalët ose të zëvendësojë këngën.

Më 16 shkurt, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) përsëriti se nuk do ta përjashtojë Izraelin nga Eurovisioni për shkak të luftës së vazhdueshme në Gaza. Ai tha publikisht, dhe sërish se Eurovision është një garë ndërmjet transmetuesve dhe jo qeverive. Për shkak se KAN i përmbahet rregullave, pjesëmarrja e Izraelit ishte e sigurt. Përfshirja e teksteve politike është një çështje tjetër.

SHKARKO APP