Ja profesionet e vërteta të këngëtareve shqiptare /FOTO

Muzika është një ndër pasionet e tyre më të mëdha, por duket se nuk ka qenë e mjaftueshme.

Janë të shumtë artistët e skenës shqiptare që kanë vendosur të studiojnë për diçka krejt tjetër nga ajo që bëjnë realisht. Motivet e këtyre përzgjedhjeve kanë qenë të ndryshme. E pavarësisht se janë diplomuar, pak prej tyre i ushtrojnë profesionet e tyre të vërteta. Por cilat janë degët në të cilat janë diplomuar yjet? Disa prej tyre do t’ju surprizojnë

Image

1. Rezarta Shkurta ka mbaruar Akademinë e Arteve në degën e pikturës, por nuk e ushtron si profesion. Përveç pasionit për muzikën, vajza durrsake menaxhon prej kohësh biznesin e saj privat.

Image

2. Samanta Karavella ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Tiranë, në degën gjuhë spanjolle.

Image

3. Soni Malaj po ashtu është një ish-studente e të njëjtit fakultet ku ka studiuar Samanta. Ajo është diplomuar në gjuhë frënge.

Image

4. Eneida Tarifa di të ndezë skenën e clubeve më në zë të kryeqytetit, por vajza çapkëne e ekranit ka edhe një diplomë në degën Punë Sociale.

Image

5. Xhensila Myrtezaj ka marrë që në vogëli leksione kantoje, është profilizuar në Liceun Artistik të Tiranës, por kur bëhej fjalë për studimet e larta bukuroshja zgjodhi të studionte ‘’Marrëdhënie me publikun”.

Image

6. Rosela Gjybegu është ndër të paktat artiste që i ka vlejtur vërtetë diploma. Ajo ka studiuar shkenca politike dhe prej vitesh është e punësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Image

7. Elvana Gjata është diplomuar në Universitetin e Tiranës për regjisurë, një degë që aktualisht nuk e ushtron, por me gjasë shfrytëzon dijet e marra në klipet e saj.

SHKARKO APP