Ja pse Bregu ka një trup fantastik: Di dy gjëra më shumë

I keni parë fotot e Majlinda Bregut në plazh? Nëse jo, jua tregojmë ne. Ish-deputetja është në formë të shkëlqyer fizike, madje jemi të sigurt që mund të dallojmë muskuj barku aty. Dhe kjo jo rastësisht.

E ftuar në “Kush vjen për drekë”, Bregu ka folur për marrëdhënien e saj me ushqimin. Ndonëse pëlqen frutat me më shumë sheqer, fikun, rrushin dhe hurmat, një nga arsyet pse politikania nuk shton në peshë, është se nuk i ha ëmbëlsirat.

”Mami im zakonisht gatuante për gjithë shkallën e pallatit, mbaj mend që kur bëhej bakllava mbuloheshin divanët me çarçafë dhe vareshin petët dhe mbase ngaqë nuk më takonte as ai cepi i divanit që kisha unë ende as sot nuk e fus bakllavanë në gojë. Unë në përgjithësi nuk ha ëmbëlsira. Unë ha ushqimet që më përshtaten, ha gjërat djegëse”,-tregoi Majlinda.

Dhe shumë mirë bën. Ushqimet pikante rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e kalorive të tepërta. Prandaj nëse nuk jeni mësuar me ushqime djegëse, mbase duhet të provoni herë pas here, për hir të fizikut tuaj./Anabel/

SHKARKO APP