Ja sa kushton palltoja që veshi Meghan Markle
Kur vjen puna tek veshjet e Meghan Markle e kemi shumë të vështirë të përzgjedhim veshjen më të mirë sepse ajo bën zgjedhje fantastike çdo herë që del në publik.
Tashmë është rradha e saj të lërë gjurmë në historinë e femrave të bukura dhe plot shije në veshje që janë pjesë e familjes mbretërore.
Veshja me të cilën e pamë sot të dilte aktoren e famshme, teksa merrte pjesë për herë të parë zyrtarisht në një event në krah të mbretëreshës, caktoi një tjetër nivel të shijes që ajo ka.
Meghan dhe princi Harry ndoqën princin William dhe dukeshën e Cambridge-it për të marrë pjesë në festimet e ditës së Commonwealth-it duke shënuar kështu eventin më të rëndësishëm që Meghan ka marrë pjesë deri tani.
Ajo që na ra më shumë në sy ishte veshja e Meghan e cila kishe vendosur të vishte një pallto dhe një beretë të bardhë të cilat dukeshin shumë bukur në linjat e saj.
Palltoja dhe bereta janë pjesë e koleksionit të dizajneres së famshme britanike Amanda Wakeley. Nëse do të hidhnim një sy në faqen e saj në internet do të shihnim se pallto kushton plot 895 paund ose 133,113 lekë./class
KOHA JONË SONDAZH







