Ja si e nis jetën e re Meghan Markle (Foto)

Meghan Markle jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje në daljet e saj publike.

Por së fundmi ajo është shfaqur shumë ndryshe pas ‘divorcit’ me familjen mbretërore. Një Meghan Markle e buzëqeshur ka marrë Archie dhe dy qenët e saj për një shëtitje në Vancouver disa orë para se Princ Harry të mbërrinte në Kanada, nga angazhimi i tij i fundit në Pallatin Mbretëror.

Dukesha e Sussex shfaqet e shoqëruar nga dy oficerë të mbrojtjes mbretërore ndërsa përshkoi në Parkun Rajonal “Horth Hill” pranë rezidencës së ishullit Vancouver, që ata kanë përdorur që nga Falënderimet, vitin e kaluar.

Me një portbebe, duke mbajtur djalin e saj të vogël përpara, Meghan duket më e lumtur se kurrë, në shëtitjen e saj të paqtë.

SHKARKO APP