“Jam i shkatërruar përbrenda”, mesazhi që la ylli i pop-it para se të vriste veten

Lideri i grupi muzikor të Koresë së Jugut, SHINee i vili vrau veten ka lënë një shënim vetëvrasje, ku zbulon se vuante nga depresioni. Kim Jong-hyun u gjet i pavetëdijshëm në një banesë në Cheongdam-dong. Dje qindra fansa u mblodhën në nder të këngëtarit të famshëm në Seul dhe adoleshentët e të rinjtë shpërthyen në lot, ndërsa e përcillnin në banesën e fundit. Shënimi i vetëvrasjes i këngëtarit u postua në Instagram nga miku i tij i ngushtë, muzikanti Nain9, i cili tha se iu kërkua ta publikonte mesazhin në rast të vdekjes së tij. “Unë jam i shkatërruar përbrenda. Depresioni që më përfshiu ngadalë, në fund më mposhti tërësisht. Nuk mund ta luftoja do më”, shkroi ai. “Isha aq shumë i vetmuar. Akti përfundimtar ishte i vështirë. Unë kam jetuar deri tani për shkak të këtij problemi. Ju lutem më thoni se kam bërë një punë të mirë. Mirupafshim”. Funerali i Kim do të mbahet të enjten. Policia e Seul tha se dukej “e sigurt” se vdekja e Kim ishte një vetëvrasje, duke shtuar se ata kishin planifikuar të mbyllnin rastin pa një autopsi siç kërkohet nga familja e tij. Ai u shpall i vdekur pak pasi u transferua në një spital. Autoritetet u njoftuan nga motra e tij, pasi ai i dërgoi një mesazh: “Kjo është lamtumira ime e fundit. Ju lutem më lejoni të shkoj dhe të them se kam bërë një punë të mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?