”Jam rritur në rrugën ku ndodhi vr@sja”, Kim Kardashian viziton në burg vëllezërit Menendez
Vizitën që Kim Kardashian bëri në burg tek dy vëllezërit të cilët vuajnë dënimin për vrasjen e prindërve, Erik dhe Lyle Menendez, për njerëzit që komentojnë në rrjete sociale, është një “shprehje mbështetjeje”, ose “një marketing i zgjuar”.
Kim ishte e shoqëruar në këtë vizitë në burg edhe nga aktori Cooper Koch që luan rolin e Erik Menendez në serialin më të fundit në Netflix që duket se ka marrë vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën. Mësohet se ylli i “The Kardashians” dhe aktori Koch kanë qenë në këtë burg në Sand Diego, për të folur për një projekt që quhet “Green Space”.
“Kjo është një strategji reformimi për sistemimin e oborreve të burgjeve, si një mënyrë për të ndihmuar të burgosurit të rehabilitohen”,- tha Kardashian. Si pjesë e takimit, mes 40 të burgosurve kanë qenë edhe vëllezërit Menendez, që duket se kanë marrë rolin e udhëheqësve të këtij projekti.
“Jam rritur në rrugën ku ndodhi vrasja. Të gjithë shkuam në të njëjtën shkollë dhe mbaj mend që kam dëgjuar për atë rast. Im atë më ka treguar njëherë shtëpinë ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë duke më shpjeguar edhe historinë dhe jam tronditur shumë”,-shtoi Kim.