“Janë të mira si Beniada”, Poni i këndon finalistes së “Big Brother Vip” (VIDEO)

Këngëtarja Poni sapo ka publikuar këngën e re të titulluar “Vajzë shqiptare”. Kënga flet për bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e vajzave shqiptare, ndërsa një detaj mjaft interesant që ka të bëjë me finalisten e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Beniada na ka rënë në sy të gjithëve.

“Vajzat tona s’janë fasada, janë të mira si Beniada”, këndon Poni, duke i dedikuar në këtë mënyrë disa rreshta të këngës modeles.

Beniada është një fanse e “flaktë” e këngëtares, e cila performoi dy javë më parë në “Big Brother” këngën e preferuar të modës “Hopa, hopa me ngadalë…”.

SHKARKO APP