Janet Jackson, e para grua me ngjyrë që fiton çmimin “Ikonë” në Billboard

Janet Jackson është femra e parë me ngjyrë që ka fituar çmimin Ikonë në Billboard. Motra e Michael Jackson mbajti një fjalim për lëvizjen “#MeToo”, pasi doli në skenën e Billboard Music Award mbrëmjen e së dielës për të marrë çmimin.

“Unë besoj se, për të gjitha sfidat tona jetojmë në një moment të lavdishëm në histori. Më në fund, gratë e kanë bërë të qartë se nuk do të kontrollohen, manipulohen apo abuzohen. Unë mbështes femrat dhe meshkujt që janë të zemëruar nga diskriminimi”, tha ajo.

Këngëtarja e albumit “Control”, që trajton tema të feminizmit, ka kënduar edhe më parë për abuzimin në famije si “What About” dhe “Lessons Learned”. 52-vjeçarja është e para grua me ngjyrë që merr çmimin Ikonë, siç theksoi edhe Bruno Mars, ndërsa e mirëpriti në skenë. Këngëtarja performoi një përzierje të tre këngëve të saj, Nasty, If dhe Throb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ishte performanca e saj e parë televizive në SHBA pas 9 vitesh. Ajo është një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave në SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?