Java e fundit e Big Brother, mesazhet e Nitës dhe Qetsorit pas daljes nga shtëpia

Për Big Brother Vip ka nisur java e fundit. E mbrëmshmja ka qenë nata e përcaktimit të finalistëve të plotë. Finalisti i katërt i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip Albania është Kristi.

Së bashku me Luizin, Efin dhe Dean do ta vazhdojnë deri në fund këtë rrugëtim, në garë për çmimin e madh. Ai falënderoi publikun që votoi për ta dërguar atë në finale.

Qetsori dhe Nita lanë mbrëmë shtëpinë. Në mesazhit e tyre të para pas daljes ata ndanë në në studio eksperiencën e tyre.

Nita u shpreh se ndihet shumë e lumtur për eksperiencën në Big Brother dhe e lumtur që po sheh njerëzit e saj të dashur tani. Qetsori u shpreh se ndihet i lumtur që arriti deri në këtë pikë të lojës dhe se erdhi deri në gjysmëfinale.

Zhaklin tha se Qetsori dhe Nita nuk bënë asgjë gabim dhe se ata kanë luajtur në mënyrë të drejtë, duke krijuar edhe ngjarje në mënyrë shumë të kulturuar brenda në shtëpi.

Opinionistja shtoi se rrugëtimi i tyre do jetë shumë i suksesshëm tani. Arbër u shpreh se Qetsori ka qenë pak i paqëndrueshëm me disa banorë në shtëpi, duke nisur me Oltën e deri te Luizi.

Hajdari shtoi se Nita ka qenë me fat, për faktin që ka qenë vajzë shumë e respektuar brenda në shtëpi. Nita tha se ka qenë aktive gjithë kohën dhe se ka patur situata të ndryshme në shtëpi.

Arbër: Po mirë çfarë ke bërë në shtëpi?

Nita: Jam gjendur në situata të vështira dhe kam gjetur forcën brenda vetes për të vazhduar përpara. Kam bërë gjithmonë atë që kam dashur. Kam qenë e vërtetë në çdo situatë.

SHKARKO APP