Jay-Z bashkëpunim edhe me një tjetër shqiptar?

Nëse na keni lexuar që prej fillimit, kemi paralajmëruar se brezi i ri i shqiptareve në SHBA do të bëjë boom! Ja ku jemi tani me emra të tillë si; Rita Ora, Action Bronson, G4SHI, JMSN,Bebe Rexha etj., të cilët janë të njohur në skenën muzikore amerikane dhe të respektuar. Të gjithë me kontrata diskografike e këngë ne radio e televizione muzikore. Kësaj liste së shpejti do t’i shtohet dhe Stanaj, i cili ka një zë të jashtëzakonshëm dhe qe rikthen në muzike një tingull soul të venitur prej kohësh në skenën amerikane. Në Instagramin e tij, Stanaj ka postuar një foto përkrah Jay-Z, shoqëruar me titullin "2015. Veç jini gati…"! E teksa kjo foto mund të ketë 101 kuptime, ne shpresojmë se Jay-Z po i ofron Stanaj për të nënshkruar kontratë me Roc Nation! Të paktën kështu flitet. Në listën e artistëve të kompanisë ende nuk është shtuar emri i tij, por në jemi në vëzhgim. Nëse kjo ndodh, Stanaj do të jetë shqiptari i dytë që nënshkruan me Roc Nation pas Rita Orës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?