Jay-Z dhe Beyoncé blejnë shtëpinë më të shtrenjtë ndonjëherë në Kaliforni
Jay-Z dhe Beyoncé sapo kanë rrëmbyer një nga kryeveprat më të mëdha arkitekturore në Kaliforni, një shtëpi prej 30,000 metrash katrorë në zonën kryesore të Malibu dhe ata kanë paguar sa qimet e kokës.
Burime të “TMZ” nga kompanitë e pasurive të paluajtshme thonë se çifti pagoi 200 milionë dollarë për pronën, duke e bërë atë shtëpinë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në të gjithë shtetin e Kalifornisë e duke eklipsuar kështu rekordin e mëparshëm prej 177 milionë dollarësh.
Shtëpia prej 8 hektarësh ka njw pamje mahnitëse nga Oqeani Paqësor në zonën e Paradise Cove. Ajo është gjithashtu një xhevahir arkitektonik, i projektuar nga Tadao Ando, ??një mjeshtër arkitekt japonez, i cili po projekton gjithashtu shtëpinë e blerë nga Kanye West në Malibu.
Shtëpia ishte ndërtuar nga William Bell, një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në botë. Bell-it iu deshën pothuajse 15 vjet për të ndërtuar strukturën tërësisht prej betoni.
Shtëpia është blerja e dytë e çiftit në zonën e Los Anxhelosit.