Jay Z dhe Beyonce, çifti një miliard dollarësh

Çifti bashkëshortor Jay Z dhe Beyonce bashkë numërojnë mbi një miliard dollarë, shkruan revista Forbes. Revista vlerëson se Jay Z ka 810 milionë dollarë dhe këngëtarja Beyonce ka 350 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e pasurisë së Jay Z vjen nga kompania e tij Roc Nation. Të dy kanë edhe një pjesë të rëndësishme të aksioneve në shërbimin striming Tidal. Jay Z me kompaninë Live Nation si partner për koncerte ka nënshkruar kontratë dhjetëvjeçare, e cila sipas pohimeve të Variety vlen 200 milionë dollarë. Çifti bashkëshortor ka vajzën pesëvjeçare, ndërsa Beyonce është shtatzënë dhe pret binjakë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?