Jay-Z: Kam qarë kur mamaja më tha se ishte lesbike
Reper i famshëm Jay-Z ka qarë nga lumturia kur mamaja e tij i tha se ishte lesbike.
“Isha aq e lumtur për të sepse më në fund ishte e lirë,”-tha ia për David Letterman në Netflix.
Jay-Z i ka kushtuar këtij momenti këngën ‘Smile’ në albumin e tij të fundit 4:44.
“Mami kishte 4 fëmijë, por ajo ishte lesbike/Për shumë kohë duhej të luante rolin. Duhej të fshihej në një dhomë të errët, kështu ka arritur ta mjekojë plagën/Turpi i shoqërisë dhe dhimbja ishte e madhe”
47-vjeçari u shpreh i lumtur se nëna e tij kishte gjetur përsëri dashurinë.
“Imagjinoni të jetoni jetën tuaj për dikë tjetër. Dhe mendoni se jeni duke mbrojtur fëmijët tuaj,”-tha Jay-Z.
“Për nënën time që ka jetuar si dikush që nuk ishte dhe që fshihej për të mbrojtur fëmijët e saj dhe nuk dëshironte t’i turpëronte fëmijët e saj … për gjithë këtë kohë. Për atë që u ul para meje dhe më tha se kishte rënë në dashuri me dikë. Unë me të vërtetë kam qarë.”
KOHA JONË SONDAZH

