Jay Z pranon tradhtinë ndaj Beyonce: Na ndihmoi terapia të mos divorcohemi

Pas shumë spekulimeve dhe dy albumeve shokuese që ‘ushqyen’ masivisht thashethemet, Jay Z pranoi se e ka tradhtuar divën e muzikës, Beyoncen. Reperi aludoi gabimin e tij të rëndë në albumin 4:44, i cili erdhi 1 vit pas këngës emocionale të Beyonces “Lemonade”, ku tregoi se sa shumë i ishte thyer zemra. Në një intervistë për New York Times, Jay Z tregoi se ka qenë terapia, e cila ka ndihmuar që lidhja e tyre të ecë përpara. Ai tha se pas zgjidhjes së problemeve martesore, me bashkëshorten e tij prej 9 vitesh, të dy së bashku kanë punuar për publikimin e një albumi të përbashkët. Çifti kanë qenë së bashku që nga viti 2000, kur Beyonce ishte rreth 20 vjeç dhe Jay Z 40 vjeç. Në qershor të këtij viti Beyonce lindi binjakët e çiftit Rumi dhe vëllai Sir, tani pesë muaj, dhe vajzën Blue Ivy.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?