”Je bishë e TV, të dua…”, Roza Lati: Si më ngacmonte drejtori
Moderatorja Roza Lati e ftuar në “Thumb”, ka treguar një histori të saj personale kur punonte në një televizion shqiptar dhe është ngacmuar nga eprorët. E pyetur nga moderatoret Fatma dhe Aulona nëse ka ngacmime në sgoëbiz dhe nëse është ndjerë e shantazhaur, Roza ka treguar historinë që i ka ndodhur me një drejtor.
”Po mi, ja po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion, ishte italian dhe kur më pa mua në fillim kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras “hajde këtu hajde”, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu”. Me kalimin e kohës ky mua filloi më shifte, duket eprori që çfarë ka dhe më shkruan në FB, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje: po bëj sikur nuk e kam lexuar. Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, sikur skishte ndodhur asgjë”,-thotë Roza.
Më tej ajo ka shtuar se: ”Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht çdo regjistrim, çdo xhirim, dhe unë për t’i treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakord për t’u paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera, bëra 4 emisione që t’ja thyeja turinjtë atij që shife talentin tim”.
KOHA JONË SONDAZH

