Jennifer Aniston nxjerr në ankand portretin nudo për bamirësi

Jennifer Aniston është dakordësuar me fotografin Mark Seliger, për të nxjerrë në shitje një foto nudo të aktores, paratë e së cilës do të shkojnë për bamirësi.

Të hënën, aktorja ndau lajmin me ndjekësit në Instagram, ndërsa bëri me dije se të ardhurat do të shkojnë për NAFClinics, organizatë që siguron testime falas për koronavirus dhe shërbim mjekësor falas.

Gjithashtu, bashkë me portretin e saj, në ankand do dalin edhe portrete të yjeve Leonardo Di Caprio, Snoop Dogg si edhe Dr. Dree e Billie Eilish.

SHKARKO APP